për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për vendlindjen. Autorë ... Vendi ku u lindëm e u rritëm, ku morëm mësimet e fëmijërisë,ku jetuam gëzimet dhe hidhërimet tona. Aty u formuam, hodhëm hapat e parë dhe nisëm rrugën e jetës... Vendlindja është ...toka ku rilindi shpyrti yt!
Radio Zeri Ilirides:


Me ujë të kristaltë dhe ambient magjepsës, këto janë tetë plazhet më përrallore të Shqipërisë
Shkepje
Me ujë të kristaltë dhe ambient magjepsës, këto janë tetë plazhet më përrallore të Shqipërisë
Bregdeti jugor i Shqipërisë, me fshatrat tradicionale, rrugët e shtruara me kalldrëme dhe i mbushur me kisha të vogla ortodokse, ka shumë plazhe të bukura të cilat karakterizohen nga ujërat e pastër dhe e sfidojnë Greqinë e afërt me çmime përgjysmë më lirë.
Në jug të Shqipërisë i keni edhe burimet natyrale afër Sarandës ose mund të shkoni t’i vizitoni brigjet e liqenit afër kufirit me Maqedoninë – Shqipëria ka shumë perla, transmeton Telegrafi.
Është thuajse e pamundur të krijohet një listë me të gjitha plazhet magjepsëse të Shqipërisë sepse ka plot të tilla, por të paktën më poshtë e keni një listë të shkurtë me disa prej plazheve më të njohura dhe më të bukura të cilat patjetër se duhet t’i vizitoni.
Drimades
Drimades mund të jetë plazhi më i bukur i Shqipërisë: një gji i vogël afër fshatit të Dhërmisë, ku një gur i madh e ndan plazhin me guralecë nga ai me rërë. Drimades është vend i përsosur për ta vizituar nëse dëshironi të relaksoheni sepse plazhi nuk është i ngarkuar me turma njerëzish.
Plazhi Drimades
Dhërmia
Afër Drimades mund ta gjeni Dhërminë, një nga plazhet më të njohura në Shqipëri, ku karakterizohet nga gurët e bardhë dhe ujërat e kaltër. Plazhi është një nga më të gjatit dhe, gjatë verës, nga më të ngarkuarit.
Plazhi në fshatin e Dhërmisë, Shqipëri
Himara
Fshati i Himarës është një nga më të frekuentuarit në rivierën shqiptare, dhe nuk e ka humbur asnjëherë sharmin e vet. Ka shumë plazhe të bukura afër këtij vendit, siç është plazhi i Livadhit, i cili është i mbushur me pemë ulliri, gurë të bardhë dhe uji është i pastër si loti.
Livadhi, plazh në fshatin e Himarës
Borshi
Plazhi më i madh në Shqipëri është Boshi, i cili gjithashtu karakterizohet nga uji i pastër, pemët e ullirit dhe, pavarësisht bukurisë që ka, është një nga plazhet më së paku të vizituara në vend.
Borshi
Saranda
Qyteti bregdetar i Sarandës konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare. Është një nga vendet më të preferuara për turistët, dhe kjo për shumë arsye: qyteti është afër kufirit me Greqinë, para ishullit të Korfuzit, dhe ka shumë plazhe të bukura, si Pulëbardha i cili rrethohet vetëm nga natyra dhe ujërat përrallor.
Plazhi Pulëbardha, Sarandë
Ksamili
Në jug të Sarandës e keni Ksamilin, një nga destinacionet më të mira në Shqipëri. Ksamili ndryshe quhet edhe si “perla e Jonit” për shkak të bukurisë që ka. Ksamili karakterizohet me tre ishuj të vogël në të cilët mund të shkoni duke notuar ose me anije dhe uji është tejet i pastër.
Rekomandohet që Ksamili të mos vizitohet gjatë muajit gusht sepse është tejet i ngarkuar.
Ksamili përrallor
Gjipe
I fshehur thellë në male, Gjipeja është plazhi më i përsosur për ata që kërkojnë qetësi dhe relaksim. Përse? Sepse plazhi është shumë larg rrugës kryesore dhe për të shkuar aty nevojitet një ecje 30-minutëshe, përveç nëse posedoni ndonjë xhip off-road.
Plazhi Gjipe, ku nuk mund të shkoni me vetura të rregullta, por duhet të bëni një ecje 30-minutëshe
Syri i Kaltër
Teknikisht Syri i Kaltër nuk është plazh, por burim natyral. Sidoqoftë, kjo nuk ka rëndësi: ky vend magjeps është vendi i përsosur për të notuar dhe një nga peizazhet më të bukura natyrale në shtet. Gjendet në rrugën mes Sarandës dhe Gjirokastrës dhe padyshim se ia vlen të vizitohet. /Telegrafi/
Syri i Kaltër
http://radioilirida.it/home/
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy nibh euismod tincidunt ut laoreet dolore magna aliquam erat volutpat. Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat, vel illum dolore eu feugiat nulla facilisis at vero et accumsan et iusto odio dignissim qui blandit praesent luptatum zzril delenit augue duis dolore te feugait nulla facilisi.